Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Kronika May 03, 2021 - 22:55

Sonte rreth orës 21:30 është raportuar për gjuajtje me armë në afërsi të rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Kështu konfirmoi për "Zërin", zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, kurse nuk raportohet për të lënduar.

“Menjëherë pas marrjës së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar”, theksoi Ahmeti.

“Aktualisht po vijon puna policore për identifikim e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, deklaroi zëdhënësja Ahmeti. /Zëri