Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Nënë e djalë i shkeli vetura sot në “Veternik”, gruaja në gjendje më të rëndë

Nënë e djalë i shkeli vetura sot në “Veternik”, gruaja në gjendje më të rëndë

Kronika May 03, 2021 - 16:07

Një nënë bashkë me djalin e saj janë goditur nga një veturë sot në lagjen “Veternik” të Prishtinës, të njëjtët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sipas mjekut kujdestar Naser Sylës, gjendja e nënës është më e rëndë, ndërsa fëmija nuk ka lëndime të mëdha.

Të lënduarit vijnë nga komuna e Drenasit, tha ai.

“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, tha Syla për Expressin.

Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, teksa kanë thënë se po merren me shkaqet që çuan deri te ky aksident.

“Ju njoftojmë se sot më datën 03.05.2021 rreth orës 11:30, në ‘Veternik’, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, ka thënë Policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion.