Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Lëndohen dy këmbësorë në një aksident në “Veternik” të Prishtinës

Lëndohen dy këmbësorë në një aksident në “Veternik” të Prishtinës

Kronika May 03, 2021 - 13:11

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur për “Zërin” se në këtë aksident janë lënduar dy këmbësorë.

“Ju njoftojmë se sot, më datën 03.05.2021, rreth orës 11:30, në ‘Veternik’ ka ndodhur një aksident trafiku, ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. /Zëri

Image

Image