Sqarohet IPK-ja: Polici i arrestuar në Gjilan nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën

Sqarohet IPK-ja: Polici i arrestuar në Gjilan nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën

Kronika April 21, 2021 - 18:53

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, gjatë ditës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor në Gjilan të dyshuar për keqtrajtim seksual të një vajze të mitur.

Ndërsa më vonë në një sqarim, IPK-ja ka hedhur poshtë deklaratën e parë, duke thënë se është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin “sulm seksual”, ndërsa në kuadër të kësaj, bazuar në hetimet e deritashme, “i dyshuari nuk dyshohet të ketë pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti”.

Më tej thuhet se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin në fjalë. /Zëri