Gjendet i vdekur i zhdukuri nga Gjakova

Gjendet i vdekur i zhdukuri nga Gjakova

Kronika April 20, 2021 - 15:58

Është gjetur i vdekur Gasper Preqi nga fshati Doblibare i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur qe një javë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri përmes një postimi të tij në Faceook.

“Po, sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të tashmë të ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur qe 1 jave. Në emër timin, në emër të gjithë grupit të Vullnetarëve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve. Pushoftë në paqe!”, thuhet në njoftimin e Tahirit. /Zëri