Shtetasja e Serbisë godet me veturë dy fëmijë në Mitrovicë të Jugut

Shtetasja e Serbisë godet me veturë dy fëmijë në Mitrovicë të Jugut

Kronika April 19, 2021 - 10:57

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Policia ka raportuar se një shtetase e Serbisë, duke drejtuar veturën e saj, nga pakujdesia ka goditur dy fëmijë, femra kosovare.

“Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara është urdhëruar të paraqitet më datën 19.04.2021 në procedurë të shpejtë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri