Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e djeshme të një 27-vjeçari në Mitrovicë
Fotografi ilustruese

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e djeshme të një 27-vjeçari në Mitrovicë

Kronika April 18, 2021 - 14:11

Gjatë ditës së djeshme në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës, ka ndodhur një vrasje e rëndë ku një 27-vjeçar vdiq e dy të tjerë u plagosën si pasojë e një mosmarrëveshje të çastit, raporton Zeri.info.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se i dyshuari Sh.A është dërguar në paraburgim për një muaj për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Ditën e djeshme në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në Tregun e Gjelbër të qytetit, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit. Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës", ka njoftuar Prokuroria.

"Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji”, theksoi Prokuroria në njoftimin për media. /Zëri