Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm tragjik në Gjakovë
Kronika
April 18, 2021 - 09:33
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e djeshëm tragjik në Raçë të Gjakovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në mëngjesin e së shtunës një veturë me targa të Shqipërisë ka humb kontrollin gjatë vozitjes dhe ka rënë në një lum në fshatin Raçë të Gjakovës.
Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit tre persona që gjendeshin në makinë kanë vdekur, transmeton Zeri.info.
Personat janë: dy meshkuj kosovarë dhe një femër Shtetase e Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion. /Zëri