Rrahje në rrugën “B” për parking, arrestohen tre të dyshuar

Rrahje në rrugën “B” për parking, arrestohen tre të dyshuar

Kronika April 18, 2021 - 09:02

Dje në rrugën Egnantina të kryeqytetit tre meshkuj kanë sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull tjetër si pasojë e mosmarrëveshjes për tu parkuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull kosovar. Mosmarrëveshja në mes tyre ka ndodhur si pasoj e një përkimi të automjeteve”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Policia thekson se viktimave u është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Zëri