Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur, i përkiste një serbi nga Shtërpca

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur, i përkiste një serbi nga Shtërpca

Kronika April 17, 2021 - 16:31

Sot rreth orës 13:40, një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në stacionin policor se në parkingun e një qendrës tregtare në këtë qytet ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Sipas njoftimit të Policisë portofoli i është kthyer pronarit të nacionalitetit serb nga Shtërpca.

“Portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare). Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.