Arrestohet i dyshuari nga Peja për të cilin Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve

Arrestohet i dyshuari nga Peja për të cilin Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve

Kronika April 17, 2021 - 15:20

Policia e Kosovës më 13 prill kërkoi ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari për veprën penale "sulm ndaj personit zyrtar".

I dyshuari Driton Podrimqaku u tha se kishte goditur me veturë një zyrtar policor në Pejë.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nisur me automjetin e tij vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policorë dhe kishte goditur njërin prej tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia tha se zyrtari policor i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

E sot, përmes një njoftimi, policia tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.

"Me datë 17.04.2021, pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal Për Hetime DRP –Pejë, dhe një bashkëpunimi me qytetarët, është arritur të arrestohet personi i kërkuar Driton (Muharrem) Podrimqaku, i lindur me 20.04.1979 në fshatin Novosellë- Pejë, i cili është publikuar si person i kërkuar me datë 13.04.2021, për veprën penale 'Sulm ndaj personit zyrtar'”, tha Policia në njoftimin e sotëm për media. /Zëri