Policia konfirmon një të vdekur e dy të plagosur nga të shtënat në Mitrovicë

Policia konfirmon një të vdekur e dy të plagosur nga të shtënat në Mitrovicë

Kronika April 17, 2021 - 14:23

Nga të shtënat e sotme me armë zjarri në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, një person ka mbetur i vdekur dy të tjerë janë plagosur.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës,

Ndërkaq, edhe i dyshuari është lënduar dhe i njëjti është arrestuar nga njësitet policore, teksa është duke marrë trajtim mjekësor.

“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.

Ai theksoi se njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin./Zëri