“Jepi zë”: Gjuajtje me armë në tregun e Mitrovicës mes dy policëve, dyshohet për një viktimë e dy të plagosur

“Jepi zë”: Gjuajtje me armë në tregun e Mitrovicës mes dy policëve, dyshohet për një viktimë e dy të plagosur

Kronika April 17, 2021 - 12:54

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në tregun e Mitrovicës pak minuta më parë.

Burimet e “Jepi Zë” bëjnë të ditur se deri te plagosja ka ardhur pas një konflikti mes dy zyrtarëve policorë që gjendeshin jashtë detyrës zyrtare.

Siç mëson "Veriu", fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mprehtë, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, para pak minutash nga burimet e “Jepi Zë” brenda spitalit të Mitrovicës kanë thënë se nga gjuajtja me armë zjarri para 1 ore në tregun e Mitrovicës, ka vdekur një person.

Ndërsa dy persona tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një kalimtar rasti.