Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Kronika April 17, 2021 - 12:30

Sot rreth orës 11:00 është gjetur pa shenja jete një person në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të dhënat fillestare sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t'i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha Ahmeti për “Zërin”.