Viktimat nga aksidenti në Raçë të Gjakovës, dy nga Kosova e një nga Shqipëria

Viktimat nga aksidenti në Raçë të Gjakovës, dy nga Kosova e një nga Shqipëria

Kronika April 17, 2021 - 11:25

Komandati i Trafikut Rajonal në Gjakovë, kapiten Albin Sahatqija ka folur në lidhje me aksidentin i cili ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të kësaj komune.

Sahatqija ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë vdekur tre persona, dy prej tyre ishin kosovarë ndërsa personi tjetër ishte nga Shqipëria.

Ai tha se dyshohet se shkak i aksidentit ishte tejkalimi i shpejtësisë dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës.

“Në mengjesin e hershëm ka ndodhur një aksident me pasoja fatale ku si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona. Deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe mospërshtatjeve të kushteve të rrugës në një kthesë e cila është e ashpër në të majtë. Dhe si pasojë e kësaj drejtuesi e ka humbur kontrollin ndaj mjetit të tij dhe është përplasur në urë dhe kanë përfunduar në hendek”.

“Mjekët kanë ardhur në vendin e ngjarjes e kanë konstatuar vdekjen e personave, ku dy janë kosovarë dhe një person tjetër nga Shqipëria”, tha Sahatqija për "Syri Vision"./Zëri