Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, shoferi bëhet për spital

Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, shoferi bëhet për spital

Kronika April 16, 2021 - 18:34

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit, i cili ende nuk dihet se për çfarë arsyesh e ka humbur kontrollin ndaj automjetit të tij, ku si pasojë ka goditur një veturë të parkuar dhe një lokal.

Shoferi është dërguar për trajtim mjekësor.

"Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ngasësi i një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal. Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Ahmeti. /Zëri