Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë-Kosovë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë-Kosovë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Kronika April 16, 2021 - 09:17

Mbrëmë pas mesnate një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në parkingun e stacionit të trenit në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se sipas të dhënave fillestare dyshohet se 28-vjeçari ka kryer vetëvrasje.

“Sot rreth orës 01:00, në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës, është hapur një rast i dyshimtë vdekjeje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në parking të stacionit të trenit në Fushë-Kosovë. Duke u mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes, përkundër që ka elemente të cilat sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T. (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti. /Zëri