Vdes punëtori shumëvjeçar i Komunës së Ferizajt

Vdes punëtori shumëvjeçar i Komunës së Ferizajt

Kronika April 16, 2021 - 08:29

Mëngjesin e sotëm ka vdekur punëtori shumëvjeçar i Komunës së Ferizajt, Mustafë Zariqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Agim Aliu, me ç’rast edhe ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Aliu është shprehur se me vdekjen e parakohshme të Zariqit erizaj ka humbur një arkitekt të dalluar e një qytetar të ndershëm.

“Telegram ngushëllimi! Mëngjesi sot zbardhi duke na tronditur e mbushur plot pikëllim me lajmin për ndarjen nga jeta të punonjësit shumëvjeçar të Komunës, arkitektit ferizajas, Mustafë Zariqi. Me ndarjen e parakohshme nga jeta Ferizaj humbi një arkitekt të dalluar, një qytetar të ndershëm, një bashkëpunëtor korrekt e të veçantë, një mik të çmuar. Mustafën gjithnjë e karakterizonte në punën e tij qetësia, serioziteti e profesionalizmi. Një vlerë e çmuar e arkitekturës, profesionalizmit u shua. Kujtimi i tij do të mbetet një trashëgimi e ndritshme e një përpjekje pune për më të mirën. Lamtumirë miku im, që me ikjen tënde të parakohshme na trondite e na le pa fjalë, pikërisht në çastin kur prisnim ta fitosh betejën me vdekjen. Fjalët janë të pakta për ta shprehur dhembjen e mërzinë. Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Zariqi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegramin e Aliut. /Zëri