Dy femra në Drenas bëjnë për spital katër anëtarë të familjes

Dy femra në Drenas bëjnë për spital katër anëtarë të familjes

Kronika April 15, 2021 - 10:41

Një rast i dhunë në familje është regjistruar në Drenasi, ku policia ka arrestuar dy femra.

Ato dyshohen se, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona.

“Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar. Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh. /Zëri