Arrestohet hajni i parave të dedikuara për humanizëm në Prizren

Arrestohet hajni i parave të dedikuara për humanizëm në Prizren

Kronika April 15, 2021 - 09:45

Dje një punëtore poste në Prizren ka informuar Policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti me të holla, të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetarja ndaloi të dyshuarin dhe e informoi Policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e tij.

Gjatë kontrollit të policisë të dyshuarit i janë gjetur 222 euro të vjedhura nga arka humanitare.

Ndërsa i dyshimti me inicialet K.P., i lindur në vitin 1990, u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh. /Zëri