KPK-ja po e trajton me prioritet kërcënimin ndaj prokurorit Naim Abazi

KPK-ja po e trajton me prioritet kërcënimin ndaj prokurorit Naim Abazi

Kronika April 14, 2021 - 16:07

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar kërcënimin ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi.

Përmes një komunikate, KPK-ja thotë se kërcënimi ndaj prokurorit është plotësisht i papranueshëm dhe ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit të tij kushtetuese dhe ligjor.

“Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Naim Abazi dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryeseve të veprave penale. KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa organet kompetente janë duke vepruar në trajtimin me prioritet të këtij rasti penal”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës. /Zëri