Malishevë, vëllai e bën vëllain për spital – viktima frikësohet të kthehet në shtëpi

Malishevë, vëllai e bën vëllain për spital – viktima frikësohet të kthehet në shtëpi

Kronika April 14, 2021 - 10:53

Të hënën në orët e mbrëmjes një person ka raportuar në Polici se pas një debati me vëllain e tij i njëjti e ka goditur në fytyrë.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, mirëpo ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi ndihet i rrezikuar nga vëllai.

Po ashtu nga PK-ja kanë njoftuar se njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit. /Zëri