Dy vëllezër në Prishtinë rrihen për pronë – njëri përfundon në spital e tjetri në Polici

Dy vëllezër në Prishtinë rrihen për pronë – njëri përfundon në spital e tjetri në Polici

Kronika April 14, 2021 - 10:44

Dje një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht vëllain e tij për pronë.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronën e tyre, kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari shkon në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri