Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika April 13, 2021 - 11:12

Një grabitje ka ndodhur të hënën në Prishtinë.

Punëtorja ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar, aty kishte shkuar një person me maskë anti-COVID në fytyrë pa e ekspozuar ndonjë armë dhe i ka marrë para.

“Viktima nga frika të dyshuarit ia kishte dhënë paratë dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri