Një person theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një person theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Kronika April 11, 2021 - 21:25

Një person është therur me thikë sonte në Prishtinë.

Rsti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në kryqytet, ndërsa policia ka konfirmuar për "Zërin" se personi i lënduar është dërguar në QKUK.

"Rreth orës 18:00 është pranuar informatën për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, ( i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor", ka thënë për "Zeri.info", zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Zëri