Dibër, nusja vret vjehrrën me thikë, tenton ta fsheh krimin

Dibër, nusja vret vjehrrën me thikë, tenton ta fsheh krimin

Kronika April 11, 2021 - 14:36

Një krim në familje është regjistruar në orët e mbrëmjes në Maqellarë, afër qarkut Dibër, ku nusja ka vrarë me thikë vjehrrën e saj pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Burim, teksa 44-vjeçarja M.M. ka goditur disa herë me thikë 74-vjeçaren N.H. e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, raportojnë mediat në Tiranë.

Sipas “Syri”, autorja M.M., e ka fshehur trupin e viktimës për 6 orë në banesë, ku edhe e ka vrarë, ndërsa ngjarja është zbuluar nga bashkëshorti i saj.

Raportohet se ka qenë ky i fundit që ka njoftuar Policinë. Autoritetet e kanë arrestuar në flagrancë autoren e krimit, teksa kanë e gjetur të moshuarën e pajetë, me plagë të shumta.

Gjithashtu mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj nuses. Sipas banorëve, konfliktet duket se kanë qenë të hershme.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga 44-vjeçarja.

Ndaj saj rëndon tashmë akuza për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.