Ndalohen në Leposaviq dy kamionë me perime që tentuan ilegalisht të kalojnë kufirin

Ndalohen në Leposaviq dy kamionë me perime që tentuan ilegalisht të kalojnë kufirin

Kronika April 11, 2021 - 13:20

Policia kufitare e Kosovës, gjatë patrullimit në fshatin Vraçevë të Leposaviqit, ka ndaluar dy kamionë të cilët në rrugë ilegale tentuan ta kalojnë kufirin.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, Policia bën të ditur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca.

“Me datë 10.04.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin. Pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të  mëtejme.

“Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi. /Zëri/

 

Image

Image

Image