Policia shqiptoi 775 tiketa anti-COVID, për një ditë
Foto ilustruese

Policia shqiptoi 775 tiketa anti-COVID, për një ditë

Kronika April 11, 2021 - 09:51

Policia e Kosovës raporton se për një ditë kanë shqiptuar 775 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

“Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19, 775”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu 989 tiketa trafiku.

Gjatë këtyre orëve Policia thekson se kanë ndodhur 31 aksidente trafiku prej të cilave 10 me persona të lënduar ndërsa 21 të tjerë me dëme materiale. /Zëri/