Ferizaj: Nëna rrah dy fëmijët e saj, arrestohet
Foto ilustruese

Ferizaj: Nëna rrah dy fëmijët e saj, arrestohet

Kronika April 11, 2021 - 09:34

Një nënë nga komuna e Ferizajt dje ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve të saj të mitur.

Gruaja është arrestuar derisa dy fëmijëve i është ofruar tretman mjekësor.

“Ferizaj 10.04.2021 – 16:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, njofton Zeri.info.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore. /Zëri/