Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Grushtoi policin teksa po intervistohej në stacion policor, arrestohet i dyshuari
Foto ilustruese

Grushtoi policin teksa po intervistohej në stacion policor, arrestohet i dyshuari

Kronika April 11, 2021 - 09:20

Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti, gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë, nuk ka pranuar që të legjitimohet.

Sipas Policisë, ai po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë.

Policia bën të ditur se përveç kësaj, gjatë intervistimit në stacionin policor i dyshuari ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht, njofton Zeri.info.

“Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thekson raporti 24-orësh i Policisë. /Zëri/