Shpërthim i dy mjeteve në Prishtinë, Policia jep detaje

Shpërthim i dy mjeteve në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika April 10, 2021 - 23:09

Sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë kanë shpërthyer dy mjete shpërthyese.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë për “Zërin” se nuk ka pasur pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime. Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese. Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Borovci po ashtu ka bërë të ditur se aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore. /Zëri