U paraqitën si zyrtarë policorë, arrestohen burrë e grua në Pejë

U paraqitën si zyrtarë policorë, arrestohen burrë e grua në Pejë

Kronika April 10, 2021 - 16:05

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme pasi njëri nga të dyshuarit i është paraqitur Policisë si zyrtar policor.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se i dyshuari i cili ishte në makinë së bashku me bashkëshorten e tij janë ndaluar nga Policia në rrugën magjistrale Istog-Pejë, pasi kishin aktivizuar një lloj alarmi-dritë vezulluese.

“Viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe

fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet. Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe janë dërguar në mbajtje. /Zëri