Tre zyrtarë policorë sulmohen nga dy qytetarë në Prizren, dërgohen në spital

Tre zyrtarë policorë sulmohen nga dy qytetarë në Prizren, dërgohen në spital

Kronika April 09, 2021 - 08:39

Tre zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga dy persona gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Si pasojë e sulmit, të tre zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu edhe të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Zëri