Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
 Arrest shtëpiak për dy të dyshuarit, që kryen veprën penale “Falsifikim i parasë”

Arrest shtëpiak për dy të dyshuarit, që kryen veprën penale “Falsifikim i parasë”

Kronika April 08, 2021 - 15:24

Është caktuar masa e arrestit shtëpiak ndaj dy personave, të cilët kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dy të dyshuarit, A.M. dhe E.M., nga Prizreni, edhe pse e kanë ditur se paraja është e falsifikuar, e kanë vënë në qarkullim.

“Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.M. dhe E.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se: të pandehurit A.M. dhe E.M., duke e ditur se paratë janë të falsifikuara, i vënë në qarkullim të njëjtat, në atë mënyrë që i pandehuri A.M., duke e ditur se kartëmonedhat në vlerë prej dyqind (200) eurove - (10x20), janë të falsifikuara, i bën me dije se kartëmonedhat në fjalë janë të falsifikuara dhe ato ia dorëzon të pandehurit E.M., i cili të njëjtat kartëmonedha, më datën 29 mars, në orët e pasdites, kishte shkuar në bankomatin e një banke në Suharekë dhe i kishte deponuar, me ç’rast nga aparati i bankës kartëmonedhat e deponuara janë ndarë si të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata bën të ditur se të dyshuarit nuk guxojnë të largohen nga shtëpia ku kanë vendbanimin, si dhe nuk duhet të kontaktojnë me personat, me të cilët ata nuk jetojnë ose të cilët nuk janë të varur nga të dyshuarit. /Zëri