Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Paraburgim për dy të dyshuarit, të cilët vranë 15-vjeçarin në Drenas

Paraburgim për dy të dyshuarit, të cilët vranë 15-vjeçarin në Drenas

Kronika April 08, 2021 - 14:40

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarve XH.B. dhe A.B., pasi të hënën kanë privuar nga jeta një 15-vjeçar në fshatin Gradicë të Drenasit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më datën 06 prill i dyshuari XH.B., pasi kishte dëgjuar një motosharrë duke prerë dru në zabel, kishte marrë djalin e tij A.B. me vete dhe kishin shkuar në vendngjarje, ku me pushkë gjuetie kishte vrarë 15-vjeçarin, teksa babai i tij B.M. kishte mbetur i plagosur.

“I pandehuri XH.B., më datën 06 prill 2021, pasi kishte dëgjuar një motosharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B., djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel. Aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjuetie, kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15-vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M., babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Dy të dyshuarit ishin dorëzuar në Polici para dy ditësh. /Zëri