Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Nuk ndalen shqiptarët në Itali, 27-vjeçari kapet me 30 kg kokainë dhe 280 mijë euro

Nuk ndalen shqiptarët në Itali, 27-vjeçari kapet me 30 kg kokainë dhe 280 mijë euro

Kronika April 08, 2021 - 12:26

Tridhjetë kilogramë kokainë, që nëse do të dilnin në treg, do të kapnin vlerën e 2 milionë eurove, u sekuestruan ditën e djeshme nga policia italiane në Torino.,

Në pranga ka rënë një 27-vjeçar shqiptar, me rekorde të mëparshjme kriminale, ndërsa autoritetet italiane lokale shpehen se një sasi kaq e madhe droge nuk ishte kapur prej rreth 30 vitesh, raporton Ora News.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Policia ndërmorri një kontroll rutinë në Via Bra, por shqiptari pasi pa organet e rendit tentoi të largohej drejt Corso Vercelli duke tërhequr edhe vëmendjen.

Gjatë ndalimit 27-vjeçari u tregua shumë nervoz ndërsa: agjentët gjatë kontrollit fizik I gjetën 20 mijë euro cash, të ndara në mijëshe në portofol dhe çantën e supit që mbante.

Karabinierët dyshuan dhe vendosën të ushtronin një kontroll edhe në banesën e të riut në Pozzo Strada, ku u gjetën 33 shkopinj kokainë të pastër, si dhe materiale paketimi. Gjithashtu, në shtëpi u gjet edhe një shumë prej 280 mijë eurosh cash, shkruajnë mediat italiane.