Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Për 24 orë, 27 aktakuza ndaj 32 personave

Për 24 orë, 27 aktakuza ndaj 32 personave

Kronika April 08, 2021 - 11:52

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga Neni 422, paragrafi 1, lidhur me Nenin 81 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar se janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.