Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Konsumoi sasi të tepruar të narkotikëve, istogasi kërkon ndihmë nga spitali

Konsumoi sasi të tepruar të narkotikëve, istogasi kërkon ndihmë nga spitali

Kronika April 08, 2021 - 10:23

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Istogu ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka konsumuar sasi të tepruar të narkotikëve.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël substancë narkotike.

“Fsh. Orrobërdë - Istog, 06.04.2021 - 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi dyshohet se ka konsumuar sasi të tepruar të narkotikëve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë narkotike (lloji nuk është përcaktuar). Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Zëri