Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Arrestohet një person në Podujevë, që sulmoi me thikë një tjetër

Arrestohet një person në Podujevë, që sulmoi me thikë një tjetër

Kronika April 08, 2021 - 10:12

Një person nga Podujeva është arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar me thikë një tjetër.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 06.04.2021 - 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri