Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
E sulmuan një femër në Gjakovë dhe ia vodhën tri unaza ari, arrestohet i dyshuari

E sulmuan një femër në Gjakovë dhe ia vodhën tri unaza ari, arrestohet i dyshuari

Kronika April 08, 2021 - 10:01

Dje një femër nga Gjakova ka raportuar në Polici se tre persona të panjohur e kanë sulmuar, ia kanë grabitur tri unaza prej ari dhe kanë ikur.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

“Gjakovë, 07.04.2021 - 16:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin grabitur tri unaza prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri