Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Arrestohet shtetasi i Suedisë, që goditi për vdekje këmbësorin shtatëvjeçar në Lipjan

Arrestohet shtetasi i Suedisë, që goditi për vdekje këmbësorin shtatëvjeçar në Lipjan

Kronika April 08, 2021 - 09:47

Është arrestuar personi, i cili dje në një aksident trafiku ka goditur për vdekje shtatëvjeçarin në Rusinoc të Lipjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se personi që goditi viktimën është shtetas i Suedisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan, 07.04.2021 - 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Suedisë, pasi duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se e ka goditur këmbësorin, viktimë mashkull kosovar (i mitur), duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri