
Goditet për vdekje nga vetura këmbësori 7-vjeçar në Lipjan
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Komoran – Carralevë.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 , saktësisht në fshatin Rusinovc të Lipjanit, ku për pasojë një këmbësor ka vdekur, i cili është një fëmijë 7-vjeçar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit “Audi” dhe një këmbësor.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Zëri