Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Policia, aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Skenderaj

Policia, aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Skenderaj

Kronika April 07, 2021 - 15:39

Dje policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një lokal në Skenderaj, ku dyshohej se po organizohej bixhoz i paligjshëm.

Përmes një njoftimi për media, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë është bërë e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë televizorë, tri shtëpiza kompjuteri, tri aparate të lojërave, një monitor dhe gjësende të tjera, që ndërlidhen me rastin në fjalë.

“Lidhur me këtë rast ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri