Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Kanosi nënën dhe motrën me vrasje, një muaj paraburgim prizrenasit

Kanosi nënën dhe motrën me vrasje, një muaj paraburgim prizrenasit

Kronika April 07, 2021 - 15:21

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit P.B., për shkak të dyshimit se ka kanosur nënën dhe motrën e tij të dielën.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.B. e ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“I pandehuri P.B., më datën 4 prill, në orët e pasdites, në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht i kanos personat e tjerë, respektivisht të dëmtuarat, nënën dhe motrën e tij, me fjalë, vepra ose gjeste se do t’ua shkaktojë ndonjë të keqe, me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar, u kanoset të dëmtuarave me fjalët se ‘dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë’, me ç’rast me këto veprime te të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frikë, si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, thuhet në njoftim e Gjykatës Themelore në Prizren. /Zëri