Vdes një person në “Veternik”, rrëzohet në vend të punës

Vdes një person në “Veternik”, rrëzohet në vend të punës

Kronika March 09, 2021 - 09:58

Dje rreth orës 13:14 një person ka vdekur në lagjen “Veternik”. Sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, raporton “Zeri.info”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.

“Lagja ‘Veterik’, Prishtinë, 08.03.2021 - 13:14. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar, është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i Urgjencës, nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

“I dyshuari, pronar i lokalit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, përfundon raporti. /Zëri