Gjendet e djegur kamioneta që u përdor për tentim grabitjeje në rrugën Prishtinë - Gjilan

Gjendet e djegur kamioneta që u përdor për tentim grabitjeje në rrugën Prishtinë - Gjilan

Kronika March 09, 2021 - 09:10

Policia e Kosovës ka gjetur të djegur kamionetën, e cila u përdor dje për tentim grabitjeje të automjetit që po kryente transport të parave.

Policia thekson se kamioneta është gjetur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan - Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore kishin ndaluar automjetin e kompanisë, me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave, ku si pasojë janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta, të cilin e kishin përdorur të dyshuarit, është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, transmeton “Zeri.info”.

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori i Shtetit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në fund të raportit. /Zëri