Paraburgim personit që vodhi një pompë derivatesh në Prizren

Paraburgim personit që vodhi një pompë derivatesh në Prizren

Kronika March 08, 2021 - 15:28

Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar të dyshuarit S.H., nga Prizreni, pasi ka kryer veprën penale “Grabitja”, raporton “Zeri.info”.

Sipas Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari më datën 8 mars 2021 ka grabitur një pompë derivatesh, duke marrë nga një person të holla në vlerë prej 1 mijë e 500 eurosh.

“I pandehuri S.H., më datën 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit, në pompën e derivateve, me një person tjetër me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti-COVID të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës dhe i drejtohen me fjalët ‘mos lëviz vetëm na jep para’, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) eurove dhe i pandehuri S.H., pasi i pranon të hollat së bashku me personin tjetër, i cili është në arrati, largohen në këmbë me shpejtësi”, thuhet në njoftim. /Zëri