U dogjën babë e bir, zjarrfikësit nxjerrin trupat e pajetë nga shtëpia e shkrumbuar në Berat
Foto: Top channel

U dogjën babë e bir, zjarrfikësit nxjerrin trupat e pajetë nga shtëpia e shkrumbuar në Berat

Kronika March 08, 2021 - 14:24

Babë e bir kanë humbur jetën në Berat, pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët në lagjen “Muzakaj”.

Pas Jovan Vangjelit, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e shkrumbuar të 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në shtëpinë e djegur, duke përfunduar kështu kërkimin në banesë.

Më herët zjarrfikësit u njoftuan prej familjarëve se në shtëpi kur ka rënë zjarri kanë qenë tre persona, pikërisht Jovan Vangjeli me të birin, Meteo, si edhe shoku i këtij të fundit, por më pas u zbulua se brenda kishin qenë vetëm babë e bir.

Zjarrfikësit kontrolluan të gjithë shtëpinë dhe brenda saj nuk ka asnjë trup tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së djeshme, ku një zjarr përfshiu të gjithë shtëpinë, duke mos u dhënë mundësi atyre që gjendeshin brenda të shpëtonin. Të afërmit u thanë gazetarëve se paraprakisht dyshojnë se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë, me të cilët banorët e shtëpisë ngroheshin dhe gatuanin. /abcnews.al