Policia ndalon një veturë në Prizren, dyshohet se një e mitur u ngacmua seksualisht

Policia ndalon një veturë në Prizren, dyshohet se një e mitur u ngacmua seksualisht

Kronika March 08, 2021 - 12:01

Dje rreth orës 13:30, gjatë patrullimit njësit polcior ka ndaluar një veturë në të cilën dyshohet se një vajzë e mitur ishte ngacmuar seksualisht.

“Gjate patrullimit njësiti policor ka ndaluar një veture te cilën ishte duke e drejtuar i dyshuar mashkull kosovar dhe në veture ishte viktima kosovare e mitur për te cilën dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri