Plagoset me armë zjarri një person në Rekë të Kaçanikut

Plagoset me armë zjarri një person në Rekë të Kaçanikut

Kronika March 07, 2021 - 21:51

Sot rreth orës 20:00 në fshatin Rekë të Kaçanikut një person ka mbetur i plagosur nga shkrepja e armës së zjarrit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Agim Gashi.

Sipas tij, viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 20:15, policia është informuar për një rast plagosje të një personi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ambulanca, ku sipas mjekut kujdestar dyshohet se personi është i plagosur me armë zjarri dhe është drejtuar në QKUK në Prishtinë”.

“Polica është duke e bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe duke mbledhur informata për identifikimin e personave të dyshuar për këtë rast të cilët veç janë larguar prej vendit të ngjarjes”.